Donald Trump amniston dy reperët e famshëm

Donald Trump amniston dy reperët e famshëm
Burimi i fotografisë: AFP/Getty Images

Presidenti fali një turmë njerëzish ditën e tij të fundit në detyrë, duke përfshirë ish-menaxherin e tij të fushatës Steve Bannon, shkruan Billboard, transmeton Insajderi.

Edhe dy reperët e njohur që përballeshin me disa vite në burg, Lil Wayne dhe Kodak Black u amnistuan nga Trump.

Të martën vonë (19 janar), në ditën e tij të fundit të plotë në detyrë, presidenti fali mbi 100 persona, përfshirë ish-menaxherin e tij të fushatës Steve Bannon dhe ish-Kryetarin e Detroitit Kwame Kilpatrick.

Julian Assange dhe Edëard Snoëden i Wikileaks nuk ishin në listë.

Lil Wayne, i lindur Dwayne Michael Carter Jr, u deklarua fajtor për posedim të paligjshëm të një arme të mbushur në një avion privat ndërsa udhëtonte për në Miami në dhjetor 2020. Carter është një person i dënuar, që rrjedh nga një akuzë për armë në vitin 2007, që do të thoshte se ai po po përballej me 10 vite burg kur u dënua më 28 janar.

Kodak Black, i lindur Bill Kahan Kapri, është në burg federal pasi u deklarua fajtor për akuzën e posedimit të armëve të zjarrit pasi u arrestua në mars 2020./Insajderi.com