Hailey Baldwin Bieber sapo debutoi me një tatuazh të ri, njofton Insajderi.
Të dielën, artisti i tatuazheve Mr.K ndau një postim në Instagram, duke ndarë dy tatuazhet që kishte realizuar në modelen 23-vjecare.
“Besimi yt për këtë punë ishte një kënaqësi e madhe”, shkruan ai në postimin që ndau me ndjekësit e tij.
Sipas Mr.K, tatuazhi i parë që kërkoi modelja ishte fjala “beleza” që në portugalisht do të thotë “bukuri”. Këtë e realizoi në qafën e saj.
Për tatuazhin e dytë, Baldwin zgjodhi të gdhendte edhe shkronjën “J”, në gishtin e unazës në dorë, për nder të bashkëshortit të saj, këngëtari të famshëm, Justin Bieber.
Dedikimi romantik i modeles vjen vetëm pas dy javësh që çifti festuan njëvjetorin e dasmës së tyre ekstravagante në Karolinën e Jugut. /Insajderi.com
Burimi: People