" />
Shikim të këndshëm

‘Doracaku’ që ju duhet për shfaqjet më të mira në Netflix

‘Doracaku’ që ju duhet për shfaqjet më të mira në Netflix

Nëse po kërkoni për një shfaqje të mirë në Netflix, kjo është adresa juaj.

Netflix ofron një gamë të gjerë zgjedhjesh nga zhanre dhe gjuhë të ndryshme.

You;  sezonet 1-2

Në fillim paraqitet si një ‘djalë i mirë’, Joe Goldberg rezulton të jetë një menaxher i një librarie dhe narcisist sociopatik i cili fiksohet pas Beck. Ndërsa obsesioni i tij bëhet më i thellë, gjërat që Joe bën për të arritur te Beck bëhen gjithnjë më të errëta. Dhe ai rikthehet përsëri në sezonin 2.

Friends; sezonet 1-10

Një seri klasike që i mbijetoi kohës, Friends paraqet miqtë Rachel, Phoebe, Monica, Joey, Chandler dhe Ross ndërsa rrëfejnë rrugën e jetës së tyre në New York – por ne nuk po zbulojmë më shumë. Të gjitha 10 sezonet janë në Netflix – kjo do të thotë 236 episode në total. Na falënderoni më vonë.

When They See Us

Një tjetër shfaqje thelbësore për tu parë për të mësuar më shumë rreth racizmit në shoqëri. Seriali, bazohet në ngjarjet e vërteta të vitit 1989, kur pesë djem adoleshentë me ngjyrë, të njohur si Central Central Five, u akuzuan dhe u dënuan padrejtësisht për sulm seksual ndaj një gruaje. Është e vështirë, por tepër e rëndësishme që ta shihni.

Gossip Girl; sezonet 1-6

Adoleshntë njujorkez të pasur, një bloger misterioz, dhe shumë e shumë drama. Serena Van der Woodsen dhe Blair Waldorf jetojnë mes romancës, skandalit dhe fshehtësisë – përderisa një bloger misterioz në internet kërcënon dhe ja del të ekspozojë detajet më intime nga jeta e tyre.

Unbelievable

Bazuar në artikullin e gazetës që ekspozoi historinë e vërtetë, ky serial fokusohet në Marie Adler, një grua e re që akuzohet se gënjen për përdhunim. Por kur dy detektive femra zbulojnë raste të ngjashme nëpër qytete të ndryshme, ato fillojnë një ndjekje të palodhur për të vërtetën.

How To Get Away With Murder; sezonet 1-5

Avokatja e mbrojtjes kriminale dhe profesoresha e drejtësisë Annalize Keating ndryshon jetën e studentëve të saj ambiciozë kur ata përfshihen në një çështje vrasjeje të shtrembëruar. Por edhe kjo nuk është aq e drejtpërdrejtë sa mund të duket.

White Lines

Seriali paraqet Zoe Walker, e cila lë jetën e saj të qetë për plazhet e Ibiza ndërsa përpiqet të zbulojë se çfarë ndodhi kur vëllai i saj u zhduk atje 20 vjet më parë. Por ajo që ajo gjen është më e rrezikshme nga sa mund ta imagjinonte.

Sex Education; sezonet 1-2

Nxënësi i shkollës së mesme Otis mund të jetë i çuditshëm, por ai ka marrë shumë mësime kur bëhet fjalë për romancën nga nëna e tij, një terapiste seksi. Kështu që, kur të gjithë në shkollë fillojnë t’i kërkojnë këshilla dashurie, Otis dhe miqtë e tij Eric dhe Maeve zbulojnë një mundësi biznesi.

Unorthodox

Esty, një grua hebreje ultra-ortodokse Hasidike 19-vjeçare që jeton në Williamsburg, Brooklyn, largohet nga familja e saj pas një martese me shkuesi. Duke provuar të fillojë një jetë të re në Berlin, Esty bashkohet me një grup muzikantësh – por ajo nuk mund t’i shpëtojë të kaluarës së saj kaq lehtë.

The Politician; sezonet 1-2

Adoleshenti i pasur Payton gjithmonë ka ëndërruar të bëhet President i Shteteve të Bashkuara. Por para kësaj, ai duhet të fitojë një zgjedhje edhe më të vështirë: duke u bërë president i shkollës së mesme ku vijon mësimin. Por ambicia e palëkundur do t’ju çojë në vende të errëta. /Insajderi.com