Dr. Dre po divorcohet: Ish-bashkëshortja e tij kërkon gati 2 milionë dollarë në muaj

Dr. Dre po divorcohet: Ish-bashkëshortja e tij kërkon gati 2 milionë dollarë në muaj

Bashkëshortja Dr. Dre, Nicole Young, po kërkon gati 2 milionë dollarë në muaj si mbështetje financiare – si dhe 5 milionë dollarë në tarifa ligjore – sipas dokumenteve të reja të gjykatës të paraqitura të enjten në betejën epike të divorcit midis manjatit të hip hopit dhe Young, shkruan Page Six, transmeton Insajderi.

Avokatët e Young sipas dokumenteve të gjykatës së Kalifornisë se Dre duhet të paguajë 1,936,399 dollarë në mbështetje mujore dhe pretendojnë se Young ka probleme në pagimin e faturave të saj që kur u martua me 24 vjet më parë me Dre, i cili kontrollon të gjitha pasuritë e tyre.

Dokumentet e gjykatës e shpjegojnë Dre (aka Andre Young) si një fanatik kontrolli që “e detyroi” Young të nënshkruante një kontratë para-martesore në ditën e tyre të dasmës “nën një detyrim ekstrem”. Çifti ka qenë duke luftuar rreth kontratës para-martesorë që nga paraqitja për divorc në qershor të këtij viti. /Insajderi.com