Rihanna dhe Drake kanë qenë një nga çiftet më të pëlqyer dhe fansat besonin shumë në dashurinë e tyre. Reperi kanadez gjithmonë e ka shprehur publikisht dashurinë që ka pasur për këngëtaren, madje ai është shprehur që ai e ka dashuruar atë që në moshën 22 vjeç.
Drake dhe Rihanna kanë qenë bashkë për vite me radhë. Së fundmi në një intervistë Drake ka zbuluar se do të dëshironte një familje me Rihannën. Ai u shpreh se kishte pasur ëndrra të mëdha me të.
Gjithashtu edhe Rihanna e ka dashur këtë gjë, por mesa duket planet e tyre nuk u konkretizuan kurrë. ‘HollywoodLife’ shkruan se Rihannës i vjen keq që kjo nuk ndodhi mes tyre, por nga ana tjetër ajo është e zemëruar me Drake, sepse ai kishte të gjitha shanset të krijonte një familje me këngëtaren, por në një moment ai prishi gjithçka.