Drake përcjell djalin e tij Adonis në ditën e parë të shkollës

Drake përcjell djalin e tij Adonis në ditën e parë të shkollës

Reperi i cili kishte mohuar në fillim se Adonis është djali i tij nga lidhja me yllin e filmave pornografik Sophie Brussaux, e pranoi më vonë, duke thënë se ishte ndjerë i turpëruar që ka fëmijë me një grua të cilën nuk e njeh aspak.

Mirëpo tani ai ka entuziazmuar adhuruesit duke ndarë një foto të Adonis në ditën e parë të shkollës.

Reperi vendosi të postoj foton në Instagram duke shënuar ”Dita e parë e shkollës… Bota është e jotja fëmijë”.

Adonis i kishte të lidhura flokët në gërsheta të holla të ngjitura për kokë dhe pozonte para një makine të zezë.

Para se të pranonte publikisht djalin e tij, Drake u akuzua nga reperi Pusha T, që kishte një fëmijë që po e fshihte për shkak të profesionit të Sophie./Insajderi.com

Burimi: Mirror