Drejtoresha e RTV21 ‘godet’ Alketa Vejsiun

Drejtoresha e RTV21 ‘godet’ Alketa Vejsiun

Sonte kur po mbahet nata finale e Festivalit të 58-të të Radio Televizionit Shqiptar, një numër i madh njerëzish kanë shprehur hapur qëndrimet e tyre në rrjetet sociale rreth kësaj ngjarje. 

Meqë është një festival i cili i jep biletën një artisti për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”, për të moderuar e kanë përzgjedhur moderatore, Alketa Vejsiu e cila sonte ka marrë një ‘goditje’ prej drejtoreshës së RTV21, shkruan Insajderi.

Afërdita Saraçini – Kelmendi ka publikuar një shkrim në llogarinë e saj në “facebook” ku ka shkruar “Kjo e bëri festival të vetin. U kënaqëm e hajt”.

Në mesin e komentuesve ka qenë edhe nëna e këngëtarit Ledri Vula, Xheraldina e cila i është drejtuar drejtoreshës së saj me ironi duke i thënë “Ani de se ka qejf”.

Meqë edhe një këngëtare me zë në Itali dha performancën e saj në këtë festival, kur Alketa po e intervistonte fliste në gjuhën italiane e që një komentues duke t’ia ketë pasur mëri, pasi kishte replikuar në komentin e Xheraldinës duke ia sharë mësuesin që ia ka mësuar italishten.

Kujtojmë që fituese e këtij festivali u shpall, Arilena Ara me këngë e saj “Shaj”.

/ © Insajderi /

Momenti kur Vejsiu flet në Italisht me të ftuarën: