Dua dhe Anwar të pandashëm nga njëri tjetri, fotografohen sërish së bashku

Dua dhe Anwar të pandashëm nga njëri tjetri, fotografohen sërish së bashku

Prej disa javësh, kryefjala e mediave është bërë romanca e re e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipës, me vëllain e motrave Hadid, Anwar-in.

Pas ndarjes nga Isaac Carew, Dua u pa në shoqërinë e 20-vjeçarit dhe gjatë një festivali çifti u fotografua në momente intime.

Gjithashtu, Anwar ishte i pranishëm në njërin prej koncerteve të Duas së bashku me motrën e tij, modelen Gigi Hadid, teksa e ndiqnin nga publiku performancën e saj.

Tashmë, e gjithë familja e Anwar-it e ndjek Dua Lipën në Instagram dhe çifti duket më i pandashëm se kurrrë.

Së fundmi, Dua dhe 20 vjeçari janë fotografuar së bashku pas një darke romantike në një restorant sushi në Hollywood.

Anwar i kishte hedhur krahun partneres së tij dhe të dy dukeshin kokë e këmbë të dashuruar, teksa bisedonin e shikonin njëri-tjetrin në sy.