Dua Lipa bëhet një nga përfitueset më të mëdha në muzikë, kjo është pasuria e saj

Dua Lipa bëhet një nga përfitueset më të mëdha në muzikë, kjo është pasuria e saj

Dua Lipa është një prej këngëtareve që fiton më së shumti nga industria e muzikës.

Autorja e hitit ‘One kiss’ e cila performoi në iniciativën bamirëse ‘Children in need’ thuajse ka dyfishuar pasurinë e saj prej vitit të kaluar nga 11 milionë, shkruan The Sun.

Ajo gjithashtu posedon 17.3 milionë funta (19 milionë euro) në bankë, sipas shifrave të Dua Lipa Live LLP, të paraqitura në ‘Companies House’.

Një burim i industrisë tha për 24-vjeçaren: “Dua ka punuar heshtur në biznesin e saj dhe tani është një nga interpretuesit më të suksesshëm të popit.

“Llogaritë më të fundit tregojnë se ajo mund të shkoj drejt fitimeve që merr Ed Sheeran”.

“Duke pasur parasysh që ajo është pesë vjet më e re, nëse ajo vazhdon në këtë trajektore, së shpejti do të rivalizojë Adele”.