Dua Lipa bëhet për herë të dytë me radhë imazhi i parfumit YSL Beauty

Dua Lipa bëhet për herë të dytë me radhë imazhi i parfumit YSL Beauty

Këngëtarja Dua Lipa momentalisht është prej këngëtareve më të njohura të momentit, e kjo falë punës dhe angazhimeve të shumta, jo vetëm në fushën e muzikës.

Albumi i saj “Future Nostalgjia” u pëlqye jashtëzakonisht shumë dhe i dha Dua’s mundësinë për të bërë bashkëpunime me këngëtare që dikur i kishte idhuj, raporton Insajderi.

Përmes një lajmi të treguar në Instagram, Dua ka treguar se për herë të dytë është bërë fytyra e markës YSL Beauty.

“Edhe një tjetër me familjen time të YSL Beauty”, ka shkruan këngëtarja në Instagram, ku Dua duket duke përdorur parfumin Libre Intense.

Këngëtarja pozon në një video mbi një ndërtesë të lartë, pranë një makine, ku emri i parfumit është i shkruar në flakë.

Dua kishte qenë edhe vitin e kaluar, fytyra e kësaj marke, mirëpo si duket të dyja palëve u ka pëlqyer bashkëpunimi dhe e kanë vazhduar

edhe kësaj radhe./Insajderi.com