Dje, Dua Lipa dhe Anwar Hadid u shndërruan në avatarë për të marrë pjesë virtualisht në shfaqjen dixhitale të GCDS.
Shikuesit u transportuan në një ambient të stilit Game of Thrones, ku modele dixhitale sfilonin në rrobat e GCDS.
Avatar i Dua Lipa-s kishte stil të flokëve me dy ngjyra dhe bikini pa rrip e me prerje dhe një palë çorape rrjetë . Hadid virtual kishte veshur një duks të zi dhe pantallona të shkurtra.
Drejtori kreativ Guiliano Calza padyshim që e di pamjen e klientelës së tij, pasi veshjet e Lipa dhe Hadid nuk ishin shumë larg nga ato që do të vishnin në të vërtetë.
Lipa dhe Hadid duhet të kenë pëlqyer vërtet shfaqjen, pasi dyshja patën një moment kur ata me sa duket “pëshpëritën” me njëri-tjetrin ndërsa shikonin pistën./Insajderi.com
Burimi: Vogue Magazine