Dua Lipa dhe Madonna: Një bashkëpunim mund të jetë rrugës

Dua Lipa dhe Madonna: Një bashkëpunim mund të jetë rrugës

Në një intervistë të re me Music Week, menaxheri i Lipa, Ben Mawson zbuloi se si estetika e viteve  të 80-ta në albumin “Future nostalgjia” nga Dua lipa, u influencua nga “Confessions On A Dancefloor” nga Madonna – dhe të dy artistet kanë punuar me producentin e njëjtë, Stuart Price, njofton Insajderi.

Kur u pyetën nëse Dua po imitonte Madonën, Mawson u përgjigj: “Epo kjo varet se çfarë mendoni. Padyshim që do të ketë një karrierë të gjatë. Ajo është padyshim ylli i kompletuar i pop-it dhe padyshim që albumi u ndikua shumë nga Madonna”.

“Në fakt, ne do të përpiqemi të bashkëpunojmë me Madonën për një këngë. Unë do i shkruaj një email, dhe të shohim nëse ajo është e interesuar”.

Ai shtoi: “Dua më tha që aspironte të bëhej Madonna kur e takova, dhe ishte 17 vjeçare. Pati dicka në lidhje me mënyrën se si tha ajo që më bëri të besoja! Bëhej fjalë për personalitetin e saj, karizmën e saj, konkurrencën dhe nxitjen e saj dhe që binte në sy. Dua i ka marrë të gjitha, kështu që ajo është një potencial i pakufizuar”.

Është e paqartë nëse Madonna i është përgjigjur kërkesës. Por nëse një gjë tillë realisht do të ndodhte – Madonna dhe Dua Lipa – thjesht WOW! /Insajderi.com