Dua Lipa do që e gjithë bota ta dijë se është krenare që është shqiptare

Dua Lipa do që e gjithë bota ta dijë se është krenare që është shqiptare

Sot të gjithë shqiptarët kudo nëpër botë, i urojnë njëri tjetrit 28 nëntorin, e si gjithmonë edhe Dua Lipa u uroi të gjithë shqiptarëve nëpër botë, Ditën e Flamurit në gjuhën shqipe, njofton Insajderi.

Me një foto të mbështjellë në flamurin kuq e zi, fotografi kjo e shkrepur gjatë “Sunny Hill Festival” ku kërceu edhe Shotën së bashkë me reperin Gashi, ajo shkruan:

“28 NËNTORI!!! DITA E FLAMURIT!!!”, shkrim ky që e panë 55 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Më pas ajo vazhdon duke shtuar edhe, “Jam krenare që jam shqiptare. Urime Dita e Pavarësisë”. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)