Dua Lipa do të ketë një të ftuar shumë speciale në shfaqjen e saj

Dua Lipa do të ketë një të ftuar shumë speciale në shfaqjen e saj

Kylie Minogue thuhet se do të performojë në shfaqjen speciale të drejtpërdrejtë të Dua Lipa, Studio 2054, këtë të premte (27 Nëntor), njofton Insajderi.

Sipas “The Sun”, Kylie do të bëjë duet me Lipën gjatë shfaqjes, në një set special ndërtuar vetëm për shfaqjen e këngëtares

“Jam jashtëzakonisht e ngazëllyer për të zbuluar që legjendarja Kylie do të interpretojë me mua”, tha Dua për gazetën.

“Ajo është një nga heroinat dhe artistet e mia të të gjitha kohërave dhe ideja e bashkëpunimit me të është ëndërr e vërtetë. E adhuroj shfaqjen e saj në Glastonbury dhe mezi pres që ajo të bashkohet me ne në Studio 2054”.

Lajmi vjen vetëm një ditë më vonë pasi ikona australiane e popit e emëroi Dua Lipën si dikë me të cilin do të donte të bashkëpunonte për këngë të reja.

Kylie bashkohet me të ftuarit e tjerë specialë të paralajmëruar më parë për Studio 2054, përfshirë FKA Twigs, Bad Bunny dhe J Balvin. /Insajderi.com