Dua Lipa do të lansojë së shpejti bashkëpunimin me këngëtaren belge

Dua Lipa do të lansojë së shpejti bashkëpunimin me këngëtaren belge

Dua Lipa është gati të lansojë një bashkëpunim të ri këtë javë. Kënga që mban titullin “Fever”, do të vijë këtë të premte, me 30 tetor, njofton Insajderi.

Kënga e re – që Lipa ka lansuar që nga albumi “Future Nostalgia” dhe albumi pasardhës i këtij që përbë këngët remix – po vjen në bashkëpunim me këngëtaren belge, Angèle.

Lajmin e bëri të ditur vetë Lipa me anë të postimeve në rrjetet e saj sociale.

 

View this post on Instagram

 

🔥FEVER FT. @ANGELE_VL PRE SAVE NOW VIA THE LINK IN MY BIO ✨ OUT OCT 30TH 🌪🌪🌪🌪🌪🌪🌪🌪

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Një bashkëpunim midis Dua Lipës dhe Miley Cyrus thuhet se është gjithashtu në rrugë, me këtë të fundit që premton se kënga do të lansohet “shumë shpejt”. /Insajderi.com