Dua Lipa do të lansojë versionin indian të këngës së saj hit

Dua Lipa do të lansojë versionin indian të këngës së saj hit

Dua Lipa ka lansuar një remix të këngës “Levitating”. Kënga u punua nga këngëtari dhe kompozitori, Amaal Mallik, njofton Insajderi.

“Jam shumë e emocionuar me përgjigjen e fansavetë mi indian për Future Nostalgia (albumi që përmban Levitating). Kam kaluar një kohë të mahnitshme në Indi në vitin 2019, dhe kështu gjithmonë kam dashur të bëj diçka të veçantë për ta. Ikona e muzikës indiane Amaal Mallik ka ribërë këngën, duke shtuar prekjen e tij me instrumente të bukura indiane. Kjo është dhurata ime për fansat e mi indianë, dhe shpresoj që të gjithë ta doni remix-in po aq sa unë”, thotë ajo.

Kjo vjen vetëm një javë pasi Dua Lipa mahniti audiencën globale me performancën e saj të “Levitating” në Çmimet Grammy 2021, ku ajo fitoi çmimin e albumit më të mirë vokal për albumin ‘Future Nostalgia”. /Insajderi.com