Dua Lipa: “Duhet të mbështesim punonjëset e seksit”

Dua Lipa: “Duhet të mbështesim punonjëset e seksit”
Burimi i fotografisë: Hugo Comte

Në fillim të vitit 2020, në janar Dua Lipa u kritikua shumë kur u pa në shoqërinë e Lizzo në një klub striptizmi.

Pasi u shfaqën në internet pamjet e Lipa-s duke hedhur para mbi valltaret dhe duke vendosur bankënota në të brendshme, ylli i popit, Lizzo dhe Lil Nas X (i cili ishte gjithashtu i pranishëm) morën kritika se ishin anti-feministë, njofton Insajderi.

Lipa iu përgjigj reagimit të ashpër në një artikull për Rolling Stone  duke vënë në dukje se festa në klubin e striptizmit ishte në të vërtetë e kundërta e anti-feministit.

“Nëse je një feminist, duhet të mbështesësh gjithashtu gratë në të gjitha fushat e punës”, shpjegoi ajo. “Ne duhet të mbështesim punëtoret e seksit, duhet të besojmë se [puna] është zgjedhja e tyre dhe e drejta e tyre”.

“Duket shumë hipokrite, mënyra se si njerëzit zgjedhin se si duan të mbështesin gratë vetëm atëherë ku ju shkon për shtati”, vazhdoi ajo. “Kjo është një formë tjetër e mizogjinisë, e cila buron vërtet nga vështrimi mashkullor”. /Insajderi.com