Dua Lipa e fut Prishtinën në mesin e gjashtë kryeqyteteve më me rëndësi ku do të lansohet premiera e këngës së saj

Dua Lipa e fut Prishtinën në mesin e gjashtë kryeqyteteve më me rëndësi ku do të lansohet premiera e këngës së saj

Ka kaluar një periudhë kohore që kur këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa ka ardhur me një këngë të re.

Por ajo ka disa ditë që kur ka paralajmëruar publikimin e këngës së saj që do të titullohet “Don’t start now”, e që si premierë do të lëshohet nesër me 1 Nëntor 2019, shkruan Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja e cila ka publikuar edhe një video në faqen e saj të “Facebook-ut” aty ku pëlqehet nga më shumë se 4-milionë njerëz nga mbarë bota.

Lipa e cila me prejardhje është nga Kosova por që jeton dhe vepron në Mbretërinë e Bashkuar, ka treguar edhe njëherë që di të ruaj dashurinë për vendin prej nga vjen.

Ajo në listë edhe me pesë kryeqytetet më të rëndësishme botërore e ka futur kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

Me 1 Nëntor 2019 në Prishtinë ora 2:00 e pasdites është koha kur në Evropë do të lëshohet premiera e “Don’t start now”.

Kujtojmë që kënga e fundit e Dua Lipës mbanë titullin “Swan” dhe është publikuar 9-muaj më parë.

#DontStartNow

The countdown is on!! #DontStartNow 🌪🌪🌪🌪🌪🌪🌪

Gepostet von Dua Lipa am Donnerstag, 31. Oktober 2019

 

Kjo nuk është hera e parë që Lipa bënë veprime të tilla të cilat pëlqehen goxha fort nga audienca mbarëshqiptare. E pyetur në një emision që të zgjedh mes Prishtinës e Londrës, ajo haptazi ka përzgjedhur këtë të parën dhe me krenari ka treguar se vjen nga Kosova dhe se zemra i rreh për këtë vend.

/ © Insajderi /