Dua Lipa e lumtur për suksesin e Nora Gjakovës: Edhe një e artë

Dua Lipa e lumtur për suksesin e Nora Gjakovës: Edhe një e artë

Suksesit të xhudistes nga Kosova, Nora Gjakova i janë gëzuar emra të njohur, mes së cilëve dhe Dua Lipa.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka publikuar në Instagram, një fotografi ku tregoi që është e lumtur për suksesin e Norës.

“Një tjetër medalje ari për Kosovën! Bravo Nora Gjakova”, ka shkruar Dua.

Nora Gjakova i siguroi Kosovës një tjetër medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokio.

Xhudistja nga Peja arriti të mposhte rivalen franceze Sarah Leoine Cysique në kategorinë 57 kilogramë.

Nora Gjakova ka falënderuar Majlinda Kelmendin që hapi rrugën e Kosovës drejt medaljeve.

Ajo tha se fitorja është ndjenjë e pabesueshme dhe falënderoj të gjithë duke përfshirë edhe Majlinda Kelmendin.

“Nuk e di ende po më duket e pabesueshme, edhe kur kam arrit në finale veç e kam pa Tonin edhe e kam ditë që kom arrit në finale”, tha Gjakova./Insajderi.com