Dua Lipa e para artiste që prin në Britani pas Adeles

Dua Lipa e para artiste që prin në Britani pas Adeles

Dua Lipa sapo ka dalë e para në UK SINGLE CHART, që është në klasifikim të këngëve më të mira solo.

Që prej vitit 2015, kur e para doli Adele me këngën “Hello”, askush nuk ka arritur të rrëmbejë këtë vend.

E tani, Dua është artistja e dytë femër pas Adele që po vlerësohet si këngëtarja më e mirë në Britaninë e Madhe.

Lajmi është bërë i ditur nga Pop Crave nëpërmjet një postimi në Twitter se Dua Lipa është zgjedhur si artistja më e mirë solo me këngën “New Rules”.

Lajmit i është gëzuar edhe vetë këngëtarja shqiptare, e cila lumturinë e shfaqi nëpërmjet një fotografie në llogarinë e saj në Instagram, duke falënderuar të gjithë fansat e saj për mbështetjen e madhe dhe dashurinë./Insajderi.com