Dy këngëtaret kosovare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora po shijojnë sukses të madh me këngët e tyre të fundit.
Të dyja kanë arritur të futen në top-pesëshe të top-listës zyrtare në Britani të Madhe.
Dua Lipa është në pozitën e katërt të top-listës me këngën e saj të fundit “New Rules”, përderisa Rita Ora në bashkëpunimin me Aviciin “Lonely Together” është në vendin e pestë, transmeton Albinfo.
Post Malone dhe 21 Savagge udhëheqin listën me “Rocstar”, ndërsa Hava e Camilla Cabellos është e dyta. Sam Smith me “Too Good at Goodbyes” është i treti.