“Dua Lipa erdhi në Shqipëri pasi i është dhuruar një vilë në jug”

“Dua Lipa erdhi në Shqipëri pasi i është dhuruar një vilë në jug”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa javë më parë ka pushuar në bregdetin shqiptare.

Vizita e saj në Jug të Shqipërisë u komentua shumë në rrjetet sociale.

E së fundi u diskutua edhe në emisionin “Rudina”, ku gazetarja Klotilda Harka ka zbuluar një lajm të mbajtur deri më tani sekret.

Sipas saj, Dua ka një shtëpi në jug të Shqipërisë, që prej vitit të shkuar.

 

 

“Nuk ishte kaq surprizë në fakt, sepse që verën e kaluar, kam marrë informacion që Duas i është dhuruar një rezidencë në jug të Shqipërisë, një vilë rezidenciale dhe përgatitjet për ardhjen e saj kanë filluar që vitin e kaluar. Siç duket një bashkëpunim që është mbajtur sekret, mes biznesit, mes pronarëve”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka thënë së e gjithë kjo është bërë për të reklamuar bregdetin shqiptare dhe për të sjellë turistë të huaj.

“I kanë dhuruar kundrejt reklamimit, natyrisht për të rritur vlerën sepse normal që edhe të huajt do e shohin me një sy tjetër, e ndoshta do të jenë turistët e ardhshëm. Ka një vit që bëhen përgatitjet për Duan, nuk ishte kaq surprizë, veçse është mbajtur sekret për të qenë vërtetë një lajm surprizues kur Duan ta shihnim në Tiranë apo në jug”, ka pohuar gazetarja./Insajderi.com