Dua Lipa fshin të gjitha postimet në Instagram, për t’ju dorëzuar një “Epoke të re”

Dua Lipa fshin të gjitha postimet në Instagram, për t’ju dorëzuar një “Epoke të re”

Këngëtarja kosovare, Dua Lipa me famë botërore, ka çuditur të gjithë botën me veprimin e saj të fundit. Ka fshirë të gjitha postimet në rrjetin e saj social, Instagram.

Sipas medieve ndërkombëtare arsyeja e këtij veprimi ka qenë pasi që ajo është duke përgatitur albumin e saj më të ri të quajtur “New era”, ose në shqip “Epokë e Re”, shkruan Gazeta Insajderi.

Në postimin e saj të fundit ajo kishte shkruar se ka nisur të punojë në albumin e saj të ri, derisa ka shkruar se “shihemi së shpejti”.

Së fundi Dua kishte ndërruar edhe pamjen e saj, nga një zeshkane ajo u shndërrua në një bionde andaj ngjyrat e saj nuk do të jenë pjesë  e aventurës së saj të re.

Duke pasur parasysh që Dua Lipa është një artistet më aktive në llogarinë e saj në Instagram, andaj jemi të sigurt që rikthimi i saj nuk do të merr edhe shumë kohë dhe do të dëgjojmë albumin e saj më të ri, shkruan Somag News. /Insajderi.com