Shfaqja e Javës së Modës në perandorinë “Versace” të Milanos ishte një magnet për yjet të premten pasdite dhe të famshmet si: Dua Lipa, Emily Ratajkowski dhe Gigi Hadid që u siguruan që të gjithë sytë të ishin mbi to ndërsa u shfaqën në pasarelë.
Dua veshi një fustan rozë me shkëlqim, duke theksuar belin dhe këmbët e gjata. Fustani i ngushtë me dy pjesë kishte një zbukurim të thellë, me rripa që përputheshin dhe kishte veshur taka në të njëjtën ngjyrë.
Ajo i mbante flokët e saj të zeza lirshëm rreth shpatullave të saj të zhveshura dhe i shtoi pamjes shkëlqim me disa stoli të përshtatshme, shkruan DailyMail.
Dua kishte vendosur një makijazh dramatik në fytyrën e saj – një rimel rreth syve ngjyrë të gjelbër dhe në buzë kishte vënë shkëlqyes buzësh.
Pas saj ishte Emily, 29 vjeçe, e cila bëri një shfaqje të bujshme, pasuar nga kunata e saj Gigi Hadid.
Lipa publikoi në Instagram disa fotografi dhe video nga shfaqja në këtë pasarelë, duke e falënderuar “Versace”-n si një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të saj.
“Një nder kaq i madh të hapë dhe të mbyllë spektaklin e ‘Versace’-s sonte në Milano, një moment surreal që unë kurrë nuk do ta harroj! Donatella Versace, ti e di, unë do të jetë gjithmonë vajza jote e preferuar e ‘Versace’s – faleminderit të gjithë ekipit që sonte e bënë këtë të mundur”, ka shkruar ndër të tjerash artistja shqiptare në Instagram.
Dalja në pasarelë nuk është diçka e re për Duan, pasi ajo e ka nisur karrierën në modeling, para se të bëhej këngëtare e famshme./Insajderi.com