Dua Lipa i kthen përgjigje, i vogli i Vesa Lumës nuk mund të përmbajë gëzimin

Dua Lipa i kthen përgjigje, i vogli i Vesa Lumës nuk mund të përmbajë gëzimin

Gjatë ditës së djeshme, këngëtarja Vesa Luma kapi në video reagimin e vogëlushit të saj, Lianit kur ai dëgjoi Dua Lipën të fliste shqip.

Aq i gëzuar ishte, sa i tha nënës së tij që kur të takojë Duan do ta përqafojë shumë, njofton Insajderi.

Këtë video, Luma e ndau në llogarinë e saj në Instagram, ku etiketoi edhe Dua Lipën, e cila nuk vonoi përgjigjen e saj për vogëlushin.

Duke ndarën një shkrepje të bisedës, Vesa Luma u tregoi të gjithë ndjekësve të saj përgjigjen e Lipës, teksa mezi priste të surprizonte Lianin.

No description available.

Reagimi i tij? Nuk mund të përshkruhet me fjalë, andaj ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme. /Insajderi.com