Dua Lipa i kundërpërgjigjet komentit të intervistuesit: “Arrita ku jam duke punuar!”

Dua Lipa i kundërpërgjigjet komentit të intervistuesit: “Arrita ku jam duke punuar!”

Dua Lipa i është kundërpërgjigjur një intervistuesi i cili ka komentuar pamjen e saj gjatë një interviste.

Në një artikull të ri me revistën Rolling Stone, këngëtares iu tha se mënyra se si duket “ndoshta kishte një fuqi të caktuar”, njofton Insajderi.

Në një intervistë të dytë, të veçantë, për të njëjtin artikull, Lipa u përgjigj duke i thënë intervistuesit se ajo ishte “pak e habitur” nga komenti i tij.

“E kam menduar për të pothuajse çdo ditë”, tha ajo.

“Asnjëherë nuk kam parë bukurinë fizike si një lloj fuqie. Asnjëherë nuk ka qenë diçka me të cilën unë identifikohem dhe – pa të ofenduar, padyshim – ndihem sikur më ka penguar në një farë mënyre, sepse nuk ndihem sikur kam arritur atje ku jam për shkak të kësaj”.

Lipa vazhdoi: “Jam jashtëzakonisht punëtore dhe e nxitur, dhe ndjehem sikur kjo është arsyeja pse arrita atje ku jam, përmes punës sime të madhe dhe thjesht doja ta bëja të qartë sepse kjo më ishte fiksuar në mendje”. /Insajderi.com