Dua Lipa ia thyen rekordin vetës

Dua Lipa ia thyen rekordin vetës

Suksesi i këngëtares kosovare Dua Lipa, është duke u rritur çdo ditë e më shumë me një hov tejet të madh.

Sot një muaj, Lipa kishte publikuar këngën e saj më të re “New Rules”, nga albumi i saj i ri “Dua Lipa”.

New Rules është kënga vetme e Lipës e cila vetëm për një muaj ka arritur 75 milion klikime në kanalin Youtube.

Është hera e parë që këngëtarja ka arritur këtë numër të madh të shikuesve, për një periudhë një mujore.

Lipa është në mesin e dhjetë këngëtareve më të dëgjuara në Angli dhe po ashtu një ndër këngëtaret më të njohura dhe pëlqyera ndërkombëtarisht./Insajderi.com