fbpx

Dua Lipa me intervistë dhe sesion fotografie për revistën franceze

Dua Lipa me intervistë dhe sesion fotografie për revistën franceze

Dua Lipa ka zbarkuar në kopertinën e revistës franceze së modës dhe stilit të jetesës, Modzik.

Ajo është shfaqur e zjarrtë dhe paqësore veshur një bluzë të bardhë dhe prapa një sipërfaqe ngjyrë portokalli si zjarri.

Pjesa tjetër është foto të Dua-s në veshje të ndryshme.

Ajo ka treguar se në stilin e saj ndikojnë shumë vitet e 90-ta.

“Çfarë unë kam qejf është që të përziej stile të ndryshme së bashku, në mënyrën time. Gjëja e rëndësishme është se ndihem mirë në rrobat e mia”, ka thënë Dua.

“Çfarë më pëlqen në të vitet e 90-a është liria, rinia, guximi, risia dhe marrja e rreziqeve”, është shprehur Dua duke shtuar se e dashuron Madonna-n e viteve të 90-ta. /Insajderi.com