Dua Lipa kalon Krishtlindjen me familjen e të dashurit – ju sjellim pamje brenda atmosferës festive

Dua Lipa kalon Krishtlindjen me familjen e të dashurit – ju sjellim pamje brenda atmosferës festive

Krijuesja e shumë hiteve, Dua Lipa po kalon ditën e sotme me familjen e të dashurit të saj, Anëar Hadid, njofton Insajderi.

Të gjithë ishin prezent, Bella Hadid, Gigi Hadid dhe i dashuri i saj, dhe natyrisht e porsalindura e çiftit.

Disa javë më parë, ajo kishte thënë për “The Sun” që do të kalonte Krishtlindjen me familjen e të dashurit, por që do kthehej në Londër afër familjes së saj në prag të Vitit të Ri.

Mëngjes i ditës së sotme nisi me një tryezë të pasur. Ajo postoi një fotografi ku shiheshin vezë të fërguara me fara susami, pastërma derri të fërguar, këpurdha dhe ullinj. Na shkoi goja lëng!

Më pas dita vazhdoi me tradita familjare si ndërtimi i shtëpiave nga keksa xhenxhefili.

Padyshim, që familja Hadid dhe Dua po shijojnë në maksimum këtë kohë familjare dhe shumë festive. /Insajderi.com