Dua Lipa “kopjon” lëvizjet e yllit britanik

Dua Lipa “kopjon” lëvizjet e yllit britanik

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka performuar në “X Factor” në Brit Awards, duke i lënë të gjithë të mahnitur nga lëvizjet e saj të famshme, përcjell Insajderi.

Por, këto lëvizje të saj ishin pothuajse të gjitha “imitim” i reperit të njohur, Honey G, i cili ka një videoklip nga 2016-ta shumë të pëlqyer, ku hyrja e reperit në skenë ishte nga dalja e një treni, e po të njejtën gjë ka bërë dhe Dua.

Reperi për TheSun, është shprehur se kishte menduar që pop-ylli Dua Lipa, ka pasur të njëjtën koreograf për performancën e saj.

“Disa nga lëvizjet e vallëzimit ishin shumë të ngjashme dhe madje ajo vendosi krahun e saj në ajër, e cila në të vërtetë është e njëjtë me atë që bëra unë”, ka thënë ylli G.

Ai ka shtuar se nuk e sheh si një rastësi, por që ajo është bazuar në performancën e tij.

“Por, sido që të jetë, unë jam vërtet i kënaqur dhe ishte një performancë e mrekullueshme”, ka përfunduar reperi.

Ndërsa, nga ana e Duas nuk ka pasur asnjë reagim. /Insajderi.com