Këngëtarja shqiptare Dua Lipa u përzgjodh për të kënduar një ndër hitet e saj, “Homesick”. Një ditë pas performancës fantastike Dua ka bërë një postim emocionues në lidhje me këtë event të madh në karrierën e saj.
Ajo shprehet më shumë se krenare që është shqiptare, ndërsa tregon se dashuria për rrënjët e saj sa vjen edhe rritet më shumë.
“Pas një koncerti të bukur përkujtimor për Gjergj Kastrioti Skënderbeun, ku mora pjesë bashkë me shumë artistë shqiptarë tepër të talentuar … dashuria ime për rrënjët e mia dhe nga unë vij, rritet më shumë sesa mendoja se ishte e mundur. Është pak të them se jam krenare. Çfarë ndjenje!”.
Një numër i madh artistësh morën pjesë në përkujtimoren për heroin kombëtar, mes të cilëve: Ermal Meta, Inva Mula, Olen Çezari, Ramë Lahaj, Genc Tukiçi, Eno Peçi, Elhaida Dani, Lorik Cana dhe Erza Muqolli.