Dua Lipa lanson videoklipin e ri

Dua Lipa lanson videoklipin e ri

Dua Lipa këtë të premte publikoi videoklipin më të ri të paralajmëruar të këngës “Love Again” e cila u lansua më parë vetëm me tekst.

Edhe pse pa videoklip, kënga arriti të klikohet dhe pëlqehet nga audienca.

Ashtu siç di më së miri vetë artistja shfaqet në imazhe interesante që i shkojnë shumë për shtati.

Ajo shfaqet mjaft tërheqëse me veshjen e saj të zbuluar.

Derisa ajo në fund ka të veshur kat të bardhë dhe e grimosur me hundë të kuqe që ka pasur qëllim të marrë dukjen prej palaqoje, e kjo pjesë e ka bërë edhe më të veçantë klipin.

Ndryshe, ajo tani më ka filluar të pëlqehet derisa “We’re Good” është kënga e saj e parafundit e cila ka arritur mbi 58 milionë klikime. Insajderi.com