Dua Lipa mbulohet me shami

Dua Lipa mbulohet me shami

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është duke promovuar vazhdimisht këngën e saj më të re “Don’t start now”.

 

Në kuadër të kësaj, ylli kosovar do të perfromojë për herë të parë në Indi, e cila u shpreh e entuziazmuar që performancën atje, ndërsa ajo që bije në sy ishte edhe imazhi që ajo ka publikuar ku shihet me një shami të vendosur në kokë.

“ Shumë e emocionuar që të kthehemi në Indi këtë javë !! Unë kurrë nuk kam pasur rastin të performoj përballë jush dhe jam i entuziazmuar që ta ndaj skenën me ju”, ka shkruar Dua sipër fotografive.

Ndryshe, bukuroshja, e transformuar këtë kohë në bionde, aktualisht është duke shijuar suksesin e këngës së re “Don’t Start Now”, ku deri më tani ka grumbulluar mbi 26 milionë klikime në YouTube, projekt ky i shndërruar në hit botëror për vetëm një javë.