Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është nderuar nga Këshilli i Atlantikut me Çmimin për Udhëheqësi të Dalluar Artistike.
Në faqen zyrtare të Këshillit të Atlantikut thuhet se Lipa është nderuar për zotimin e saj për një varg kauzash së filantropisë, përfshirë fuqizimin e gjeneratës së ardhshme të udhëheqësve e muzikantëve të Ballkanit.
Për shpërblimin në edicionin e 60-të, krijuesja e hitit “Levitating” u shpreh se ndihet e nderuar dhe shumë krenare.
“Jam shumë e nderuar dhe krenare që kam pranuar çmimin ai ‘Artistja e Shquar e Vitit’ në Distinguished Leadership Awards nga Atlantic Council në përvjetorin e tyre të 60-të”.
“Qëndroj përpara jush si një fëmijë nga Kosova që ka lindur në Britani të Madhe dhe është tani si mysafire e Amerikës. Unë vij nga një vend për të cilin shumica prej jush do të keni dëgjuar, por ndoshta jo në mënyrën se si do të përshkruaj. Dua të ndaj me ju pak për Kosovën time”, ka thënë Dua.
Në ceremoni ishte e pranishme edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani-Sadriu.
Në shkrimin e ‘Atlantic Council’, Dua Lipa përshkruhet si: ‘Fituese e Grammy’, ‘Themeluese e Fondacionit Sunny Hill’ dhe ‘Aktiviste’./Insajderi.com