Dua Lipa në bashkëpunim me James Corden parodizon këngën “New Rules” me këshilla për Covid

Dua Lipa në bashkëpunim me James Corden parodizon këngën “New Rules” me këshilla për Covid

Dua Lipa ishte e ftuar në emisionin e James Corden “The Late Late Show.”

Dua dhe James kënduan në këtë emission një version parodi të këngës së famshme New Rules, në të cilën jepen këshilla për takimet gjatë pandemisë.

Përmes kësaj parodie Dua dhe James tregojnë se si pandemia i ka bërë më të vështira lidhjet dhe takimet e dashurisë dhe se shumica e këtyre takimeve realizohen online.

Si zakonisht, Dua dukej bukur me prerje të re të flokëve dhe me një fustan të shkurtër shkelqyes./Insajderi.com