Dua Lipa në ballinën e revistës WYLDE

Dua Lipa në ballinën e revistës WYLDE

Këngëtarja kosovare Dua Lipa për herë të parë do të jetë në ballinën e një reviste prestigjioze në Britani të Madhe.

Këtë njoftim e bëri vetë këngëtarja përmes llogaris së saj Instagram, duke shprehur entuziazmin që do të jetë në ballinën e revistës ku më herët kanë qenë edhe këngëtare të tjera me famë botërore

“Ndjehem shumë e lumtur të ju njoftoj së për herë të parë do të jem në kopertinën e revistës WYLDE Magazine. Në shitje më 17 shkurt”, ka shkruar Dua.

Kënga Last Dance e këngëtares nga Prishtina tashmë ka hyrë në top listën e  40 të këngëve më të dëgjuar për momentin dhe zë vendin e 39./Inasjderi