Dua Lipa në një industri ‘seksiste’ që ‘nuk i merr seriozisht’ gratë

Dua Lipa në një industri ‘seksiste’ që ‘nuk i merr seriozisht’ gratë

Dua Lipa është bërë një nga këngëtaret më të famshme në botë dhe një nga emrat më të pakontestueshëm në industrinë e muzikës.

Sidoqoftë, pavarësisht nga shumë çmimet muzikore që mban në shtëpinë e saj, udhëtimi i saj deri këtu dhe ku do të jetë më vonë, nuk ishte pa pengesa.

Në një rrëfim për kopertinën e revistës “Attitude”, Lipa rrëfeu se si ajo e përjetoi seksizmin në industri dhe se si iu desh të punonte shumë për të dëshmuar veten.

Dua Lipa wears fierce bra top and corset for Attitude shoot | Daily Mail  Online

“Kështu është të jesh një grua në industri. Sidomos në muzikën pop, gjithnjë ke këtë ankth dhe presion të përbrendshëm se duhet t’u dëshmosh të tjerëve se kush je, veçanërisht nëse shkruan vetë tekstet e këngëve”, tha ajo.

“Duhet të punosh pak më fort nëse do që të të marrin seriozisht… sepse unë nuk do të rrija këmbëkryq, që dikush të më shkruante një tekst kënge”, shtoi më pas këngëtarja.

“Je në një xhirim për klip, dhe regjisori thotë: ‘Definitivisht duhet të veshësh një minifund’ – sepse të gjithë duan të shohin ‘yllin britanik të popit në një veshje te lezetshme’”, u shpreh Lipa.

Dua Lipa on being a gay icon and putting her foot down against misogyny in  music industry | | My Celebrity Life

Këngëtarja thekson se një gjë e tillë ka ndodhu në vazhdimësi gjatë karrierës së saj, por ajo thotë se është jetësore që ti të këmbëngulësh që të bësh atë që do.

“Unë i thosha: ‘Epo, unë do të vesh pantallona, sepse është bën acar”.

“Ne jemi mësuar që gjithnjë të lëshojmë pe. Por unë jo, i tregoj çdo personi vendin e tij”, vazhdoi ajo.

“Nëse dikush po kërkon diçka me të cilën nuk pajtohem, unë nuk do ta bëj. Unë nuk do të bëj atë gjë”, përfundon këngëtarja. /Insajderi.com

Burimi: People