Dua Lipa nominohet për për çmimet “Mercury Prize” për albumin “Future Nostalgia”

Dua Lipa nominohet për për çmimet “Mercury Prize” për albumin “Future Nostalgia”

Lista me nominimet për çmimet prestigjioze “Mercury Prize” është shpallur, ku mes emrave kryesorë është edhe artistja kosovare Dua Lipa.

Dua është nominuar për albumin e saj “Future Nostalgia”, ndërsa aty janë edhe këngëtarë të tjerë si Stormzy për “Heavy on the Head”, Charli XCX për “How I’m feeling now”, Michael Kiwanuka për “KIËANUKA” , Anna Meredith për “FIBS”, Georgia për “Seeking Thrills”, Kano for “Hoodies All Summer” dhe Lanterns on the “Lake for Spook the Herd”, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Lista e nominimeve vazhdon më tutje me emra si Moses Boyd për “Dark Matter”, Porridge Radio për “Every Bad”, Sports Team për “Deep Down Happy” and Laura Marling për “Song for Our Daughter”.

Juria ka thënë “Në këto kohëra të vështira dhe të pasigurta “Hyundai Mercury Prize”, është krenarë për të festuar fuqinë që ka muzika për të inspiruar dhe për të gjallëruar njerëzit.”

“Albumet e vitit 2020 ishin shumë diverse në tinguj, stil, ambicie dhe përvoja. Ajo që këto albume kanë të përbashkët është besimi se muzika ka rëndësi, tash më shumë se kurrë.”

Fituesi për këtë edicion do të shpallet me 24 shtator, por për dallim prej viteve tjera, me siguri ceremonia e zakonshme nuk do të mbahet për shkak të distancimit social./Insajderi.com