Dua Lipa nuk arriti të marrë në shtëpi çmimin “Mercury 2020”

Dua Lipa nuk arriti të marrë në shtëpi çmimin “Mercury 2020”

Michael Kiwanuka ka fituar Çmimin “Hyundai Mercury” këtë vit. Albumi i tij “KIWANUKA” u nderua, duke lënë anash Charli XCX, Laura Marling, Dua Lipën dhe të tjerë, njofton Insajderi.

Michael Kiwanuka

Çmimi Mercury nderon albumin më të mirë britanik të 12 muajve të fundit zgjedhur nga një panel i kritikëve të muzikës britanike dhe profesionistëve të industrisë.

Vitin e kaluar, reperi i Londrës Jugore Dave fitoi çmimin për Psychodrama.

Ndonëse Dua Lipa ka një nga albumet më të suksesshëm të këtij viti, nuk arriti që të çojë çmimin prestigjioz në shtëpi. /Insajderi.com

Future Nostalgia Boxset