Dua Lipa me organizatë bamirësie në Kosovë

Dua Lipa me organizatë bamirësie në Kosovë

Dua Lipa njëra nga këngëtaret shqiptare me famë botërore ka formuar një organizatë bamirësie e quajtur “Sunny Hill Foundation” .

Kjo organizatë ka për qëllim përmirësimin e jetës në Kosovë.

Anëtarë të kësaj organizate janë njerëz që kanë ndikim në shoqërinë tonë duke përfshirë  Bujar Musa, udhëheqës i IPKO, Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës, Atifete Jahjaga, ish presidente e Kosovës si dhe anëtarë të tjerë, transmeton Insajderi.

Në kuadër të kësaj organizate do të shënohet edhe koncerti i parë i këngëtares në Kosovë i cili do të mbahet me 9 Gushtë në Gërmia Park, në Prishtinë, ku biletat e këtij koncerti do të shkojnë në këtë fondacion që do të shërbejnë për përmirësimin  e jetës në Kosovë.