Dua Lipa, pa çmim në ceremoninë Teen Choice Awards 2017

Dua Lipa, pa çmim në ceremoninë Teen Choice Awards 2017

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa kësaj radhe nuk ka fituar çmim në Teen Choice Awards në Los Angeles.

Dua Lipa ka qenë e nominuar në kategorinë e artistit të ri më të mirë – Choice breakout artist, por nuk ka triumfuar në një konkurrencë me artistët tjerë.

Chance The Rapper e ka fituar këtë kategori, ndërsa bashkë me Duan të nominuar kanë qenë edhe James Arthur, Halsey, Zara Larsson dhe Julia Michaels.

Chance the Rapper është këngëtar amerikan, emri i vërtetë i të cilit është Chancellor Johnathan Bennett. Ai është vetëm 24 vjeçar