Dua Lipa për Joe Biden: “I doli krah Kosovës në një katastrofë njerëzore”

Dua Lipa për Joe Biden: “I doli krah Kosovës në një katastrofë njerëzore”

Dua Lipa shfaqi sërish përkrahjen e saj për të nominuarin e demokratëve, Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të këtij nëntori në Shba, njofton Insajderi.

Në një video të realizuar për komunitetin e shqiptarëve në ShBA, këngëtarja me famë botërore tregoi edhe arsyet për pozicionimin e saj politik.

Sipas këngëtares, me Biden dhe Harris në Shtëpinë e Bardhë, jo vetëm Amerika, po e gjithë bota do të shohë demokraci dhe drejtësi.

“Përshëndetje të gjithë, jam Dua Lipa. Sot po luftojmë për demokraci dhe drejtësi, po luftojmë për kthimin e mikut tonë Joe Biden dhe Kamala Harris në Shtëpinë e Bardhë. Vota juaj nuk ka qenë asnjëherë kaq e fuqishme. Joe Biden na doli krah kur Kosova po ballafaqohej me një katastrofë njerëzore dhe besimi i thellë i Biden dhe Harris në demokraci dhe institucionet ndërkombëtare, nuk është diçka që vetëm Amerika ka nevojë tani, por e gjithë bota”.

Ajo bën thirrje që të gjithë të votojnë dhe kjo ditë të shënohet në çdo familje si ditë feste.

“Për ata që po votojnë për herë të parë, jam shumë krenare për ju. Bëjeni këtë ditë që të mbahet në mend. Sillni të gjithë familjen, dhe festoni. Bëhuni pjesë e ndryshimit për të cilin kemi nevojë tani. Ju dua dhe do të doja të isha me ju aty”. /Insajderi.com