Përveq sukseve në botën e muzikës, Dua Lipa së fundi i është bashkuar një numri të madh të personazheve për një kauz të madhe për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Në Ditën Botërore të Fëmijëve, që është më 20 nëntor, të gjithë njerëzit në çdo vend duhet të vishen me ngjyrë të kaltër në mbështetje të çdo fëmiju.
Këngëtarja Lipa ka bërë thirrje që të mbështeten më fuqishëm të drejtat e të ardhmes sonë me anë të një postimi në “Instagram”.
“Në të gjithë botën, të drejtat e fëmijëve janë duke u mohuar çdo ditë, nënshkruani këtë peticion që liderët nga e gjithë bota t’i vendosin fëmijët në krye të agjendave”, shkruan Dua/Insajderi.com