![Dua Lipa publikon pamje të videoklipit më të ri [VIDEO]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2018/04/dua-lipa.jpg)
Nuk ka shumë kohë që Dua Lipa ka sjellë bashkëpunimin me Calvin Harris. “One Kiss” titullohet kënga që ata e kanë sjellë së fundmi dhe qe ka arritur nivel të mjaftueshem të dëgjueshmerisë.
Dua Lipa sapo ka paralajmëruar fansat e saj në Instagram që këtë këngë nesër do ta sjellë edhe me videoklip. Ajo madje ka publikuar edhe disa pamje të këtij videoklipi që po duket të jetë më i veçantë.
Dua Lipa po prek fuqishëm skenat botërore. Ajo vitin e kaluar ka arritur të mbledhë mbi 1 milard klikime me këngën “New Rules”.