Kjo këngë po ndjekë nga pas hitin e" />

Dua Lipa publikon videoklipin e ri që do t’u lë ‘pa mend’ – kënga e saj pritet të ‘shpërthejë’

Dua Lipa publikon videoklipin e ri që do t’u lë ‘pa mend’ – kënga e saj pritet të ‘shpërthejë’

Dua Lipa e ka sjellë tashmë me videoklip këngën e re “Physical”, që njëkohësisht është pjesë e albumit të dytë të saj, “Future Nostalgia”.

Kjo këngë po ndjekë nga pas hitin e kaluar të yllit me origjinë shqiptare, “Don’t Start Now”, të cilës vetëm muajin e kaluar i janë publikuar një mori remix-esh.

Kënga që vetëm disa orë para se të dilte me klip, u publikua në versionin audio duket se do të pritet shumë mirë dhe është gati të ‘shpërthejë’ në renditjet tabelore të top listave botërore.

Një klip i punuar nga “Canada” në të cilin kanë punuar një numër rekord i profesionistëve, ka dal të jetë klipi i sapo publikuar e që kërkon analizë të thellë për të nxjerrë kuptimet e gjithë atyre skenave shumëngjyrëshe.

Kujtojmë që Future Nostalgia do të publikohet me 3 prill 2020 nga Warner, duke ndjekur kështu hapat e ri të albumit debutues të titulluar si vet emri i këngëtares.