Dua Lipa sapo dha këshillën më të mirë për lidhjet romantike

Dua Lipa sapo dha këshillën më të mirë për lidhjet romantike

Kur Dua Lipa u kthye në Londër gjatë marsit nga turneu i saj në Australi, ajo u desh të vetë izolohej në një apartament me qera që gjeti në Air B&B.

Kjo do të ishte edhe hera e parë që ajo do të kalonte kaq shumë kohë me të dashurin e saj Anwar Hadid, meqë dyshja do të vetë izoloheshin së bashku.

Këngëtarja u detyrua të lansojë albumin e saj të ri më herët, turnetë e saj u anuluan si shkak i pandemisë, shtëpinë e saj në Londër e gjeti të përmbytur si pasojë e renovimeve të fqinjëve dhe do të izolohej e vetme me të dashurin e saj – e gjitha kjo që përkthehet në një ndryshim drastik të rutinës se saj.

dua lipa self portrait

Në një intervistë për revistën GQ, ajo u pyet se si u adaptua gjatë vetë izolimit dhe distancimit social me një partner.

“Unë jam shumë më e organizuar dhe Anwar… ndoshta jo aq shumë, kështu që së bashku bëjmë një ekip me të vërtetë të mirë. Mendoj që për dashurinë duhet të heqësh dorë nga kontrolli.” – tha artistja për GQ. / Insajderi.com