Dua Lipa shënon një tjetër rekord

Dua Lipa shënon një tjetër rekord

Nuk ka ditë që në mediat kombëtare e ndërkombëtarë të mos shkruhet për këngëtaren Dua Lipa, sukseset e të cilës nuk kanë të ndalur.

Shumë shpejt ajo u bë emër i njohur e i dashur në botë, e tash po len gjurmë në historinë e muzikës.

Hiti i saj “New Rules” u dëgjua 1 miliard herë në platformën e muzikës Spotify, duke u bërë kënga e dytë nga një artiste femër që e arriti këtë.

Mëngjesin e sotshëm, lajmin e mirë me fansat e ndau vetë këngëtarja. “Mirëmëngjesi! 1 miliard dëgjime në Spotify! Shumë dashuri dhe respekt për të gjithë ju që po e dëgjoni këtë këngë… Faleminderit faleminderit! Kjo është shumë cool”, shkroi Dua sipër fotografisë.

“New Rules” e Duas u publikua në korrik të vitit të kaluar dhe deri më tani arriti mbi 1.5 miliard klikime në kanalin zyrtar në Youtube.