Dua Lipa shtyn publikimin e këngës së re pas sulmit në Manchester

Dua Lipa shtyn publikimin e këngës së re pas sulmit në Manchester

Dua Lipa, këngëtarja me prejardhje shqiptare e me famë botërore, pas sulmit të mbrëmshëm në koncertin e Ariana Grandes në Manchester, vendosi të mos publikoj sot projektin e saj më të ri për të cilin kishte paralajmëruar.

Një gjë të tillë e bëri publike në rrjetin social Instagram vetë Lipa, e cila poashtu është shprehur e tmerruar me këtë sulm i cili sipas policisë po trajtohet si sulm terrorist.

“Pas asaj që ndodhi dje, po e anuloj publikimin e këngës më të re “LIYL”, ka shkruar Dua.


Në sulmin në Manchester humbën jetën 22 persona ndërsa mbi 50 të tjerë u lënduan./ KultPlus.com