Këngëtarja shqiptaro-britanike me famë botërore, Dua Lipa, është solidarizuar me palestinezët.
Ajo ka thënë se “spastrimi etnik” i këtij populli duhet të marrë fund, raporton Anadolu Agency.
“Spastrimi etnik i popullit palestinez duhet të marrë fund. Mjaft! Është çështje e të drejtave të njeriut. Zgjohuni njerëz”, postoi Lipa në llogarinë e saj në Instagram.
Po ashtu ka postuar edhe thirrje që të dhurohet ndihmë për palestinezët në këto ditë. /Insajderi.com