Dua Lipa theu rekord botëror me shfaqjen e saj virtuale

Dua Lipa theu rekord botëror me shfaqjen e saj virtuale

Performaca e fundit e Dua Lipës në shfaqjen e saj virtuale “Studio 2054”, ka thyer rekorde sa i përket transmetimit online në të gjithë botën, duke mbeldhur mbi pesë milionë shikues në kohë reale, njofton Insajderi.

Shfaqja online, tërhoqi pesë milionë, ky një rezultat jo final, përfshirë 1.9 milion kyçje unike nga Kina, 95 mijë nga India dhe 263,264 bileta të shitura nëpër platformat e rregullta të biletave.

Spektakli që solli Dua përfshiu yje si Miley Cyrus, Elton John, Kylie Minogue, FKA Twigs dhe më shumë.

Për lajmin e këtij rekordi, Dua Lipa reagoi me një postim në Twitter ku shkroi, “Jam më se e lumtur të ju njoftoj se Studio 2054 pati 5 MILIONË shikues nëpër botë këtë të premte”.

Për shkak të kërkesës së lartë, transmetimi i drejtpërdrejtë i Lipës do të vazhdojë të jetë i disponueshëm deri në mbyllje këtë të diel, 6 Dhjetor. /Insajderi.com